alphaPlan Center
Mëso si funksionon vërtet teknologjia.
Kurse falas, të hapura e dygjuhëshe në siguri kibernetike, programim, celular dhe IA. Pa llogari këtu, kurrë.
- Falas.
- Pa llogari.
- Në shqip.
Sëuvkëqghwmh, Vktlsëul
Butonat e rrëshqasin çdo shkronjë më tej përgjatë alfabetit. Ë-ja dhe ç-ja jote rrinë siç janë.
Talenti është kudo, mundësia jo.
Code for Albania, që nga 2019
№ 01 · Kurset
Pesë rrugë për të nisur.
Siguria kibernetike
Shprehi të përditshme sigurie online: fjalëkalime të forta dhe MFA, njohja e phishing-ut dhe inxhinierisë sociale, dhe mbrojtja nga mashtrimet e fuqizuara nga IA.
Programim në botën e të dhënave
Python nga hapat e parë
Python nga hapat e parë te të menduarit me të dhëna: grafika me Turtle, ciklet dhe funksionet, si edhe një njohje e parë me mësimin makinerik (machine learning).
E ardhmja e zhvillimit mobile
Ndërto aplikacione mobile funksionale pa kod
Ndërto aplikacione mobile funksionale pa kod, me Adalo dhe Bubble.
Strukturat e të dhënave, algoritmet dhe web-i
Organizo të dhënat, përpunoji me efikasitet dhe pastaj ndërto një faqe web
Përtej bazave: koleksionet, strukturat e të dhënave, algoritmet, programimi i orientuar nga objektet dhe një njohje e parë me web-in.
Si punojnë kompjuterët dhe interneti
Mësime të shkurtra, pa kod, për mënyrën si interneti përcjell të dhënat, çfarë është vërtet inteligjenca artificiale dhe çështjet etike që e shoqërojnë.
№ 02 · Nga hyn ti
Katër dyer.
Për nxënësit
Kurse, shtigje dhe një fjalor, me ritmin tënd.
HyrPër mësuesit
Njësi të gatshme për mësim, një plan punëtorie, aktivitete pa kompjuter dhe materiale të printueshme.
HyrPër biznesin tënd
Dil online, zgjidh mjetet e duhura, dhe mbroji klientët e tu.
HyrLuaj
Lojëra me pyetje, sfida të shpejta dhe skenarë të udhëhequr që i diskuton.
Hyr№ 03 · Programi ynë themelues
Code for Albania
Programi nga i cili lindi kjo platformë. Një program i alphaPlan dhe Code.X, Code for Albania u mëson gjimnazistëve shkencë kompjuterike dhe të menduar krijues që nga viti 2019, dhe kurrikula e praktika e tij në klasë u bënë hapësira e hapur e mësimit alphaPlan.
Lexo historinë e Code for Albania