©2019 by alphaPlan. Proudly created with Wix.com

MIsioni.PNG

ALPHAPLAN NË PARTNERITET ME CODE.X

Rrjeti i Diasporës Shqiptare Në Silicon Valley Ndërmjetëson Përcjelljen e Parimeve Fituese Nga 

Lugina e Teknologjisë Drejt Vendin Tonë

Code.X sjell në Shqipëri një program 3-vjeçar të përbërë nga 3 nivele ndërveprimi midis instruktorëve dhe studentëve pjesëmarrës:

  1. Kampi Veror 2-javor : Studentët pjesëmarrës - 20 deri ne 30 - mësojne gjuhën e programimit Python dhe Android, së
    bashku me vënien në praktikë të mentalitetit krijues. Ky program i cili drejtohet nga studentë të
    Universitetit Stanford, përqëndrohet te nxenësit e klasave të 9-ta, 10-ta dhe 11-ta, çdo verë, pas mbarimit të viti shkollor.

    2. Mentorim p
    ërgjatë të gjithë vitit pasues - Seksione çdo 2 javë përgjatë vitit shkollor në mënyrë që studentët të zhvillojnë më tej aftësitë e programimit dhe ato të të menduarit në mënyrë kritke. Ky program do të mentorohet nga Code.X ndërkohe që ana operacionale do të mbikqyret nga agjentë lokalë të alphaPlan.

    3. Projekti Përfundimtar - Një projekt në grup ku studentët do të aplikojnë proçesin krijues dhe mendimin kritik për të identifikuar një problem real në komunitet, dhe do ta adresojnë atë përmes një zgjidhjeje teknologjike.

 

Vizioni ynë mbështetet në fuqizimin e të rinjve në vendosjen e qëllimeve dhe ndjekjen e ëndrrave të
tyre. Duke u përqëndruar në mënyrë të drejtpërdrejtë në ndryshimin e mentalitetin në një mentalitet
rritjeje, përmes të cilit çdo gjë është e arritshme përmes vendosmëris
ë dhe praktikës, Code.X  dhe alphaPlan shikojnë nxënësit e gjimnazeve si katalizatorë të ndryshimt në shoqërinë Shqiptare. Duke integruar shkencat kompjuterike, mendimin kritik dhe nje ekspozim kulturor me praktikat e Silicon Valley, pjesëmarrësit
jo vetëm rriten nga ana teknologjike por ata mësojnë gjithashtu se si të identifikojnë probleme dhe si
t’i adresojnë ato në një mënyrë proaktive.

Qendra alphaPlan në themel të parimeve të saj ka angazhimin për të mos diskriminuar askënd gjatë ushtrimit të funksioneve dhe zbatimit të aktiviteteve të saj.
Qendra alphaPlan është e përkushtuar që të sigurojë një ambient gjithëpërfshirës dhe mikpritës për të gjithë anëtarët e stafit tonë, partnerët, përfituesit e shërbimeve, klientët, vullnetarët dhe nënkontraktorët.

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now