
SOFTMOGUL

Softmogul ndërton zgjidhje dixhitale që maksimizojnë efiçencën dhe të ardhurat në të bërit biznes. Platforma e tyre e vendosur në "cloud" dhe produktet e tyre "mobile" janë dizenjuar për hotelet e të gjitha përmasave, për të mundësuar përdorimin e teknologjisë më të fundit në industri. Softmogul vërteton faktin që Silicon Valley mund të simulohet edhe në Shqipëri.

CODE.X
Code.X fuqizon grupmoshat e reja për të arritur potencialin e tyre përmes njohurive në Shkenca Kompjuterike dhe Mentialitet Krijues, në Palestinë, Nigeri, Kinë dhe tashmë në Shqipëri.
.png)
EPOKA UNIVERSITY
Universiteti Epoka është një institucion mësimor-kërkimor inovativ dhe me ndikim, në shërbim të vlerave njerëzore thelbësore nëpërmjet prodhimit, shpërndarjes dhe zhvillimit të dijeve në nivel ndërkombëtar. Aplikimi i teknologjisë në mënyrë avantgarde e ka vënë Epokën në qendër të ekosistemit teknologjik shqiptar.

VODAFONE
Vodafone perdor teknologjine celulare me moderne duke ofruar sherbime inovatore, oferta te dedikuara si edhe shpejtesine shume te larte te internetit. Nepermjet Vodafone Foundation Albania, Vodafone eshte gjithmone ne krah te sipermarrjeve te reja ne fushen e teknologjise.


BASHKIA KORÇË
Bashkia e Korçës është gjithmonë pranë banorëve të saj dhe duke parë potencialin e rinisë, të mundësuar nga teknologjia, Bashkia mbështet në mënyrë aktive nisma të tilla me impakt social.

MULLIRI
Mulliri, një brand që origjinoi në Tiranë, sot gjendet me produktet e tij në Kosovë, Maqedoni, Greqi dhe Amerikë. Me më shumë se 15 dyqne, Mulliri tregon se si një brand shqiptar mund të arrijë përmasa të krahasueshme me ekivalentët ndërkombtar të Third Wave of Coffee.

ALTAX
ALTAX është një qendër studimore fiskale dhe punon që të rritë mirëkuptimin e qeverisë dhe publikut për cështje të lidhura me ndershmërinë e sistemit ekonomik, fiskal ne shoqerine civile ne Shqipëri, si dhe kryerjes së shërbimeve publike vendore dhe qendrore të duhura dhe të qendrueshme.
